Na ndiqni

Aktuale

Matoshi: Nuk kemi nisur ende negociata me LDK dhe GDP

Më: 27 mars 2018 Në ora: 22:33
Halil Matoshi

Halil Matoshi, këshilltari politik i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për daljen e Listës Serbe nga koalicioni qeverisës dhe mundësinë që këtij koalicioni t’i bashkohen disa parti tjera.

Matoshi në “Click” nuk e përjashtoi mundësinë që koalicionit t’i bashkohen Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Grupi i Deputetëve të Pavarur.

“Që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës e deri me sot nuk e kemi një situatë të ngjajshme , kanë ndryshuar rrethanat dhe me ndryshim e rrethanave ndryshojnë edhe kontekstet mund të ndryshojnë edhe raportet e forcave brenda shoqërisë kosovare dhe nuk është hiç çudi dhe diçka e jashtëzakonshme që LDK dhe GDP mund t’i bashkangjiten qeverisjes”, tha Matoshi.

Këshilltari politik tutje tha se nëse këto dy parti bashkohen më koalicionin atëherë krijohet një shumicë shqiptare në qeverisje dhe kështu kompenzohet kolaterali që mund t’ia shkaktojë dalja eventuale e Listës Serbe nga koalicioni.

Matoshi në fund tha se ende nuk iu kanë bërë ofertë këtyre dy partive që t’i bashkohen koalicionit qeverisës mirëpo nuk përjashtohet kjo mundësi.

Lista Serbe ka marrë vendim të mos jetë më pjesë e qeverisë Haradinaj.

Ky vendim i saj ka ardhur si pasojë e zhvillimet të djeshme në veri të vendit, ku u arrestua drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq, nga Policia e Kosovës.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test