Na ndiqni

Aktuale

Haziri: LDK nuk ka interes me qenë pjesë e kësaj qeverie

Nga: Mediat Shqiptare Më: 27 mars 2018 Në ora: 22:09
Lutfi Haziri

Pas deklarimeve se Lidhja Demokratike e Kosovës mund të bëhet pjesë e Qeverisë, ka reaguar nënkryetari i saj, Lutfi Haziri.

Haziri nëpërmjet një postimi në facebook ka thënë se LDK nuk ka kurrfarë interesi me qenë patericë ose pjesë e kësaj qeverie.

Sipas tij, interesi i tyre është ruajtja e shtetit.

“Duke qenë udhëheqese e opozitës dhe duke pasur një peshë politike si partia më e madhe në vend, LDK nuk ka kurrfarë interesi me qenë patericë ose pjesë e kësaj qeverie. Interesi i LDK është me e rujtë shtetin tonë, Republikën tonë”, ka thënë Haziri.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test