Na ndiqni

Aktuale

AAK nuk mohon bisedimet me LDK-në, përmendin bashkimin e partive shqiptare

Nga: Blic Më: 27 mars 2018 Në ora: 18:59
Ramush Haradinaj dhe Isa Mustafa

Largimi i Listës Serbe nga koalicioni qeverisës ka krijuar një situatë të re politike në vend.

Gjatë tërë ditës është raportuar se LDK mund ta “shpëtoj” qeverinë Haradinaj dhe të jetë tashmë pjesë e koalicionit, dhe sinjale të tilla ka dhënë edhe vet LDK-ja në reagimin zyrtarë të saj, e cila ka thënë se kjo parti nuk do lejoj që fatin politik të Kosovës ta përcaktoj Lista Serbe.

E bisedimet me LDK-në për një bashkim forcash nuk po i mohojnë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Teuta Haxhiu nga kjo parti ka thënë se personalisht ajo nuk ka informacione të sakta për bisedimet por nuk e ka mohuar se ka, duke përmendur madje se kjo është koha kur duhet bashkuar partitë shqiptare

“Rreth bisedimeve nuk e di çka ka, personalisht nuk e di, nuk mundem me fol përderisa nuk kam informacione, qoftë si grup qoftë si deputet, por e di se Qeveria bën edhe pa Listën Serbe, ata që kanë shku në Beograd le të rrijnë atje”ka thënë Haxhiu.

Haxhiu megjithatë ka përmendur tërthorazi bashkimin e partive shqiptare kundrejt Listës Serbe, duke thëne së është koha me ju tregu atyre që qeveria e Kosovës bën edhe pa ta.

“Është një ditë shumë e mirë që ata që dojnë me dal prej Qeverisë, me ju tregu që tjetër herë nuk është lehte me hy brenda Qeverisë, dhe këtë më së miri mund ta bëjnë të gjitha partitë politike, me ju tregu që lista që ka ardh që nuk janë përfaqësues të serbëve, të ju tregojmë se nuk munden ata me vendos për Kosovën.

Në fakt një pjekuri politike me këdo që vjen në Qeveri, por të punojmë dhe ti tregojmë Listës Serbe se mundemi edhe pa të” është shprehur Haxhiu.

Haxhiu ka thënë se Qevria mund të funksionoj me deputetët e minoriteteve tjera dhe ata serb që kanë mendime ndryshe nga Lista Serbe dhe Beogradi.

Blic
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test