Na ndiqni

Aktuale

Ky është qëndrimi i LDK-së ndaj Qeverisë pas daljes së Listës Serbe

Nga: Mediat Shqiptare Më: 27 mars 2018 Në ora: 15:37
Lidhja Demokratike e Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për media kanë reaguar në lidhje më daljen e Listës Serbe nga koalicioni qeverisës. Sipas LDK-së vërejtjet kanë qenë  edhe më rastin e themelimit të Qeverisë atëherë kurse i jepej rëndësi Listës Serbe dhe pritjes që i ishte bërë.

“Dalja e Listës Serbe nga koalicioni qeverisës konfirmon vërejtjet që kemi bërë me rastin e themelimit të Qeverisë, kur votimi i saj u vonua deri sa nuk mbërritën nga Beogradi deputetët e Listës Serbe.

Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund të jetë stabile, kur shumica e thjeshtë prej 61 votave në Kuvend varet nga deputetët e Listës Serbe, të cilët, fatkeqësisht, janë bërë një instrument i Beogradit dhe nuk sillen si përfaqësues të interesave të qytetarëve të Kosovës, nga të cilët janë votuar” thuhet në komunikatë.

Po ashtu në komunikatën e LDK-së  thuhet se në këtë gjendje të re të krijuar, LDK-ja garanton qytetarët se veprimet e saj do të jenë të matura dhe, si gjithmonë, në përputhje me interesin nacional të Kosovës.

LDK-ja, në asnjë rast, nuk do të lejojë që deputetët e Listës Serbe ta përcaktojnë fatin politik të Kosovës.

Qëndrimet e lidershipit të LDK-së, edhe në ditët në vijim, do të jenë në dobi të përmirësimit të situatës dhe të kthimit të saj në favor të Kosovës.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test