Na ndiqni

Aktuale

Haradinaj: E kemi lutur Gjuriqin që të mos vinte dje në Kosovë

Nga: Mediat Shqiptare Më: 27 mars 2018 Në ora: 14:01
Ramush Haradinaj

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka folur një ditë pas arrestimit të Marko Gjuriq në Kosovë, për hyrje ilegale.

Ai ka treguar se e ka pasur të ndaluar të hyjë në Kosovë për dy ditë dhe këtë vendim e ka marrë Ministria e Punëve të Jashtme.

Gjatë konferencës për media, Haradinaj tha se qytetarët serbë të Mitrovicës dhe ata të Serbisë duhet ta dinë se Gjuriqin e kanë lutur që të mos vinte në Kosovë atë ditë (dje) por të vinte një ditë më vonë.

“Qytetarët serbë të Mitrovicës dhe ata të Serbisë duhet ta dinë se ne e kemi lutur Gjuriqin që të mos vijë në Kosovë dje, por një ditë më vonë. Dihet tashmë që Kosova është ndryshe, është shtet ligjor dhe respektohet ligji”, ka thënë ai para gazetarëve.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test