Na ndiqni

Aktuale

LDK i bënë thirrje ndërkombëtarëve të parandalojnë provokimet serbe

Nga: Mediat shqiptare Më: 26 mars 2018 Në ora: 21:54
Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti,  pas ngjarjeve në Mitrovicë, ka thënë se LDK-ja e vlerëson profesionalizimin e Policisë së Kosovës, gjersa ka shtuar se ata janë kundër provokimeve të qeverisë serbe.

Hoti përmes një statusi në Facebook, ka kërkuar nga ndërkombëtarët që përmes ndikimit të tyre ta parandalojnë provokimet serbe që rrezikojnë stabilitetin në rajon.

Postimi i plotë:

Lidhja Demokratike e Kosovës i ka përcjellur me vëmendje ngjarjet e sotme në veri të vendit.

LDK-ja, si gjithherë, e vlerëson profesionalizmin e treguar nga Policia e Kosovës dhe u jep mbështetje të plotë të gjitha institucioneve të sigurisë në ushtrimin e sovranitetin shtetëror në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Njëkohësisht, LDK-ja dënon provokimet e vazhdueshme të Qeverisë së Serbisë, dhe fton komunitetin ndërkombëtarë të përdorë ndikimin për të parandaluar provokimet e tilla që rrezikojnë stabilitetin në rajon.

LDK-ja kërkon që ngjarjet e tilla të mos përdoren për qëllime politike nga askush. LDK-ja shpreh besimin se veprimet e institucioneve të Kosovës janë të mbështetura edhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë.

Si partia më e madhe politike në vend, LDK-ja do të jetë e vendosur të mos lejojë askënd të nëpërkëmb shtetësinë e Kosovës dhe do të kërkojë përgjegjësi institucionale nga të gjitha institucionet e mandatuara sipas Kushtetutës për të mbrojtur rendin, sigurinë e qytetarëve dhe sovranitetin shtetëror të Republikës së Kosovës.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test