Na ndiqni

Aktuale

A do ta vizitojë Haradinaj veriun, përgjigjet Qeveria

Më: 26 mars 2018 Në ora: 16:30
Ramush Haradinaj

Kohët e fundit u përmend disa herë çështja e mungesës së një vizite të kryeministrit Ramush Haradinaj në veriun e vendit.

Ndonëse kishte deklaruar se shpesh i bën vizita veriut por pa praninë e mediave.

Ndërkaq zyrtarë nga Qeveria e Kosovës, në një përgjigje dhënë për gazetën thonë se kryeministri Ramush Haradinaj, deri më tani i ka vizituar disa nga komunat, sipas agjendës ditore.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, me të marrë detyrën në Qeveri, ka treguar gatishmërinë për të qenë më i afërt me problemet në nivel komunal, duke i vizituar Komunat e Kosovës. Deri tani ka arritur t’i vizitojë disa nga to, varësisht nga agjenda ditore”, thonë zyrtarë nga Qeveria.

Sipas tyre, ai e ka në plan t’i vizitojë edhe komunat e tjera dhe nuk ka nevojë për ftesa.

“Përzgjedhja e komunave nuk bëhet në bazë të përkatësisë etnike, dhe kryeministri i vendit nuk ka nevojë për ftesë që t’i vizitojë ato. Në plan janë edhe komunat tjera. Por, ua rikujtojmë që kjo bëhet në bazë të agjendave”, thuhet në përgjigjen për “Bota sot”.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test