Na ndiqni

Aktuale

Alarmon eksperti i sigurisë: Pas trenit, ky është testi i radhës për institucionet e Kosovës

Nga: Bota sot Më: 26 mars 2018 Në ora: 13:46
Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes

Profesori universitar, njëkohësisht dhe njohës i çështjeve të sigurisë Avni Islami, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, pas vizitës së paralajmëruar të dy zyrtarëve serbë, Marko Gjuriq dhe Aleksandar Vulin.

Sipas Islamit, sot është provokimi i radhës nga Serbia, pas atij, kur u tentua që të futet treni serb me ikona nacionaliste, përcjellë "Bota sot”.

“Sot është provokimi i radhës nga Serbia pas atij, kur u tentua që të futet treni serb me ikona nacionaliste. Hyrja e zyrtarëve serbë pa lejen e autoriteteve të Kosovës është shkelje e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. Ky është një test për institucionet e sigurisë së Kosovës’, ka shkruar Islami.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test