Na ndiqni

Aktuale

“Haradinaj të bëj publike vizitat në veri”

Më: 25 mars 2018 Në ora: 18:48
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj për 7 muaj qeverisje ende nuk realizuar një vizitë në veriun e Kosovës. Zyrtarë nga Qeveria thonë se varet nga agjenda ditore, pasi tashmë ka vizituar disa komuna, ndërsa të tjerat priten në ditët në vazhdim.

Megjithatë, kryeministri Haradinaj në një konferencë për media ka thënë se tashmë ka vizituar disa herë veriun, por pa praninë e mediave.

Këto vizita të tij që bëhen larg mediave dhe pa dijeninë e askujt, mund të duken edhe si të dyshimta.

Image
Leon Duhanaj

Njohësi i çështjeve politike, Leon Duhanaj thotë se ndonëse nuk mund të ketë diçka të dyshimtë, këto vizita duhet me qenë publike.

“Si vizita të dyshimta, nuk do të thoja por varët nga çfarë këndvështrimi i sheh. Megjithatë, për një kryeministër të një vendi që pretendon me e ushtruar sovranitetin në terë territorin e vendit, vizitat do duhej me qenë me se normale dhe publike”, vlerëson ai.

Duhanaj thotë po ashtu se nëse nuk ka vizita normale në veri, nuk duhet të mburret me vizita të rastit.

“Nëse nuk ka mundësi  për një vizitë normale atëherë, nuk është as shumë për t'u mburrur me ndonjë vizitë eventuale”, thekson Duhanaj.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test