Na ndiqni

Aktuale

Deputeti i LDK-së: Nga sot 1 kilometër në tunelin e Kalimashit kushton 1 euro

Nga: Mediat Shqiptare Më: 25 mars 2018 Në ora: 15:02
Tuneli

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka reaguar pas vendimit që makinat të cilat shfrytëzojnë ‘Rrugën e Kombit’, duhet të paguajnë një shumë prej 5 eurove.

Gashi ka thënë se tashmë pas këtij vendimi, një kilometër i tunelit në Kalimash kushton 1 euro.

“Te kalosh një kilometër tunel ne Kalimash nga sot kushton një euro, tuneli I kalimashit është rreth 5 km, keq” ka shkruar Gashi në profilin e tij.

Ndryshe këtë vendim të qeverisë Rama nuk e ka pritur askush mirë. I pari që ka reaguar ka qenë ish-kryeministri Berisha, i cili ka thënë se nuk duhet taksuar ata të cilët vijnë për vizitë në Shqipëri.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test