Na ndiqni

Aktuale

Eksperti i sigurisë: Qeveria nuk po bie për shkak të lobingut të këtij ministri brenda LDK-së

Nga: Bota sot Më: 25 mars 2018 Në ora: 13:59
Qeveria PANA-Lista serbe

Eksperti i sigurisë Fadil Kajtazi, ka numëruar arsyet se pse nuk po bie Qeveria PANA-Lista Serbe, e drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Kajtazi, në një postim në Facebook, ka thënë se arsyeja kryesore pse nuk po bie Qeveria Haradinaj, është lobingu i tij përmes Dardan Gashit, brenda Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sipas tij, LDK-ja duhet të formojë një komision hetimor që të hetojë veten nga “sabotatorët”, të cilët nga viti 1994, zhvillojnë luftë speciale kundër LDK-së.

Më poshtë reagimi i plotë i Fadil Kajtazit:

Pse nuk bie qeveria e Ramushit

Nuk bie qeveria e Ramushit per disa arsye. Me kryesori eshte se breda grupit parlamentare te LDK Ramushi ka lobingun e vet te cilin e zhvillon permes Dardan Gashit. "Lista Rugova" u krijua vetem per ta ndalur LDK qe mos te ishte e para. Po ti behet analize zgjedhjeve te 2011, shihet qarte se kjo ishte nje diversion kunder LDK qe vetem ajo te mos jete e para. Po te shikohen numri i votave qe kjo "Liste" i shmangi LDK, dhe demin qe i shkaktoj ne aspektin propagandistik, keto zgjedhje do te prodhonin nje deputet plus-minus ne raport me PDK. LDK nuk duhet te lodhet shume per komisionet hetimore parlamentare per SHIK-un, nga se ne gje e tille nuk mund te prodhoj as nje efekt juridik, perpos qe do ta legalizonte veprimtarine e kesaj organizate. LDK duhet te krijoi nje komision hetimor qe ta hetoj veten nga sabotatoret qe i ka brenda e qe qe nga viti 1994 zhvillojne Lufte Speciale kunder LDK. Mjafton te shihet votimi i deputeteve te LDK-se per mocionin kunder ministrit me alltia Dardan Gashit dhe te kuptohet se sa perfide eshte Lufta Speciale qe zhvillohet brenda LDK-se nga vet "nerezit" e LDK-se.

Bota sot
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test