Na ndiqni

Aktuale

Deputetja e LDK-së ka 6 pyetje për skandalin e mishit

Më: 23 mars 2018 Në ora: 23:50
Ilustrim

Deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Doruntinë Maloku, ka reaguar pas skandalit të mishit për të cilin rreth dy javë më parë zbuloi Insajderi emrin e kompanisë kosovare që kishte importuar mish të nga kompania e dyshimtë belge “Veviba”.

Deputetja Maloku ka thënë se pas raportimit të medieve për skandalin e mishit, agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë duhet tu përgjigjet pyetjeve, pse nuk është ndaluar mishi pa afat në Doganë nga Inspektorët e AUV? Sa është sasisa e mishit të importuar dhe nga cilat kompani është importuar? Cilat markete apo mishtore në Kosovë e kanë shitur?, dhe të tjera si këto.

“Mediat po vazhdojnë të raportojnë për”Skandalin e mishit”. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë duhet t’u përgjigjet këtyre pyetjeve:

  1. 1.Pse nuk është ndaluar mishi pa afat në Doganë nga Inspektorët e AUV?
  2. Sa është sasisa e mishit të importuar dhe nga cilat kompani është importuar?
  3. Cilat markete apo mishtore në Kosovë e kanë shitur?
  4. A po zhvillohet operacioni i inspektimit në gjithë territorin e Kosovës?
  5. Cilat janë fabrikat e përpunimit të mishit të cilat janë inspektuar dhe u janë evidentuar parregullsitë?
  6. Çfarë masash po ndërmerren për ndalimin e shitjes së këtyre produkteve?

 

Zyra e Kryeministrit të Kosovës e cila është direkt përgjegjëse për Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë duhet urgjentisht t’i informojë qytetarët e Kosovës për rrjedhën si dhe për pasojat që mund të kenë nga konsumimi i këtyre produkteve!

Lajmi
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test