Na ndiqni

Aktuale

Ramush Haradinaj: Pse Albulena Haxhiu me pasë pagë më të madhe, unë duhet m’i grah punëve

Nga: Mediat Shqiptare Më: 23 mars 2018 Në ora: 22:17
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj është acaruar në një emision televiziv pasi është pyetur për rritjen e pagave të stafit qeveritar.

Ai ka pyetur gazetaren e RTV 21 pse deputetët e Kuvendit duhet ta kenë pagën më të lartë se vetë kryeministri.

Në veçanti është kapur tek deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu e cila kishte ngritur zërin në këtë drejtim.

‘Pse Albulena Haxhiu duhet me pasë pagën më të lartë se kryetari i Qeverisë, çka janë përgjegjësitë e vështirësitë e saj më shumë se ato të kryetarit të Qeverisë’.

‘Janë mësu  me lujtë fshehtas , jo atë që punon. Mos harro qysh ka mundësi unë me pasë rrogën më të vogël se deputeti. Duhet me dalë për ditë me punu, mi grah mas punëve, me kon në stres tërë ditën’, është shprehur ai.

Kujtojmë që Haradinaj qysh në marrjen e detyrës si kryeministër kishte marrë vendim për rritjen e pagave, gjë që nuk u realizua, pasi ky vendim u rrëzua.

Mediat Shqiptare
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test