Na ndiqni

Aktuale

LDK kundër Thaçit: S’ka autorizim për të dialoguar në Bruksel, Haradinaj të dorëhiqet

Nga: Kosovapress Më: 23 mars 2018 Në ora: 11:10
Avdullah Hoti

(E plotësuar) - Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti përmes konferencës javore për media ka folur për tri çështje; miratimin e demarkacionit, dialogun me Serbinë si dhe zgjedhjet e reja nacionale.

Hoti ka përsëritur qëndrimin e kësaj partie se Qeveria Haradinaj duhet  të dorëhiqet pas miratimit të marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, duke shtuar se LDK ka pasur rol kyç në miratimin e kësaj marrëveshjeje.

Ai teksa ka kërkuar zgjedhje të reja, ka thënë që së pari është e nevojshme që partitë të arrijnë mirëkuptim mes vete për disa çështje me rëndësi.

Hoti: Kjo shumicë parlamentare e ka humbur legjitimitetin

“Vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja, sepse kjo shumicë parlamentare e ka humbur legjitimitetin për të vazhduar më tutje, duke parë që një partner i koalicionit qeveritar nuk u paraqit atë ditë në Kuvendin e Kosovës, pra ne presim që Qeveria të dorëhqiet”, tha Hoti.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së edhe kësaj radhe ka përsëritur pakënaqësinë e partisë së tyre lidhur me rrjedhën e dialogut Kosovë-Serbi.

Hoti ka kërkuar nga spektri politik, që para zgjedhjeve të merren vesh për këto tema.

Hoti: Kemi pesë tema para se të shkohet në zgjedhje

 “Përfshirë këtu organizimi i dialogut me Serbinë, zbatimin e marrëveshjes, zbatimin e plotë të reciproritetit, një politikë të jashtme të unifikuar për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, konsensus të plotë për procedurat që duhet të ndiqen dhe konsensusin që duhet të ndiqen për formimin e ushtrisë, reformën zgjedhore dhe reformën kushtetuese. Këto duhet të jenë pesë temat kryesore para se të shkojmë në zgjedhje”, tha Hoti.

Ai ka bërë të ditur se LDK nuk mbështet dialogun e drejtuar nga Thaçi.

LDK në konferencë

Lidhja Demokratike e Kosovës po mban konferencën e rregullt javore.

Kosovapress
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test