Na ndiqni

Aktuale

Bardhyl Meta kërkon përjashtimin e deputetëve që hodhën gaz

Më: 21 mars 2018 Në ora: 13:49
Bardhyl Meta

Ish deputeti i LDK-së, Bardhyl Meta ka kërkuar nga kryeparlamentari Kadri Veseli të përjashtojë deputetët që po hedhin gazin lotsjellës në kuvend.

Meta ka thënë që Vetëvendosje në çdo mënyrë po mundohet të pengoje kalimin e demarkacionit, duke iu kthyer veprimeve që kishin bërë edhe më parë.

“Albin Kurti dhe Glauk Konjufca kanë thënë se po i mbrojnë parimet e tyre”

“Mirëpo nëse parimet e një partie çojne ujë kah Rusia e kah Serbia, duhet të ndërrojnë” është shprehur Meta.

Ai gjithashtu shtoi se ka pasur probleme shëndetësore, pikërisht për shkak të ekspozimit ndaj gazit lotsjellës, sa ishte deputet në legjislaturën e pestë.

Klan Kosova
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test