Na ndiqni

Aktuale

Flet Ramiz Kelmendi: Gazi ma keqësoi gjendjen, por nuk dorëzohem

Më: 21 mars 2018 Në ora: 12:58
Ramiz Kelmendi

Gazi lotsjellës siç duket ka ndikuar keq në shëndetin e deputetit të Kuvendit të LDK’së, Ramiz Kelmendit. Ai ka thënë se gjendja e tij shëndetësore është rënduar pak pas hedhjes së gazit. Megjithëkëtë, Kelemendi thotë se do të jetë në vazhdimin e seancës. “Nuk heq lehtë dorë”, thotë ai.

“Më bëri dëm gazi. Ndikojë tek unë më shumë se herave të tjera. Mbrëmë e përfundova dializën e sot menjëherë me gaz. Ta shohim tash. Megjithëkëtë unë do të jem në sallën e Kuvendit. Nuk dorëzohem lehtë”, i ka thënë Kelmendi.

“Me tregu të drejtën, pas trajtimit të dializës jam pak ma i dobët. Nëse përsëri hudhet përsëri gaz, jom ma në qosh annde edhe dal më shpjetë”, thotë Kelmendi.

Kujtojmë se deputeti i LDK'së mbrëmë e përfundoi terapinë e hemodializës. Gjendja e tij shëndetësore nuk është shumë e mirë.

Express
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test