Na ndiqni

Aktuale

Deputeti i LDK-së tregon kushtet e Listës Serbe në këmbim të votave për demarkacionin

Më: 15 mars 2018 Në ora: 16:14
Haxhi Avdyli

Të martën e javës se ardhshme pritet që të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës për kalimin ose jo të Demarkacionit më Malin e Zi.

Qeveria e Kosovës deri më tani ka pranuar se nuk i ka numrat për votimin ne demarkacionit në Kuvend, derisa gjerat ndryshuan se fundmi kur Lëvizja Vetëvendosje edhe zyrtarisht janë ndarë dhe se deputetja Donika Kada-Bujupi u kthye në partinë e saj të dikurshme AAK-në.

Lidhja Demokratike e Kosovës është unike sa i përket çështjes se demarkacionit dhe që të gjithë deputetët janë deklaruar se do të votojnë pro kësaj, derisa sipas tyre kjo stërzgjatje është e pa kuptimtë.

LDK rrezikun më të madh e sheh nga Lista Serbe e cila mund të fitojë koncesione në dëme të Kosovës.

 

Haxhi Avdyli deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë për “Bota sot” se kjo stërzgjatje për demarkacionin e ka humbur kuptimin.

“Ky koalicion jo parimor ka humb vendimmarrjen si pasojë e shumë grupeve politike dhe interesave të ndryshme. Rreziku vjen nga Lista Serbe e cila mund të fitoj koncesione në dëme të Kosovës. Koncensione në dem të vendit mund të jetë Trepça dhe komunat e reja më shumicë serbe” ka thënë Avdyli për “Bota sot”.

Image
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test