Na ndiqni

Aktuale

Ndërroi jetë komandanti i shquar i UÇK-së

Nga: Mediat Shqiptare Më: 13 mars 2018 Në ora: 09:09
Ilustrim

Në orët e hershme të mëngjesit së sotëm, pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë njëri prej komandantëve më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jetullah Çarri.

I njëjti në luftë ishte i njohur me nofkën si komandant “Guri”.

Çarri ishte pjesë e Batalionit Vëzhgues Diverzant në kuadër të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Ndërkohë, pas luftës në Kosovë i ndjeri ishte i angazhuar në Trupat Mbrojtëse të Kosovës.

Mirëpo, pas fillimit të luftës në Maqedoni ai ishte bashkuar radhëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, respektivisht bashkëluftëtar i Ali Ahmetit.

Ndryshe, vitin e kaluar të ndjerit në mënyrë tragjike i kishte vdekur djali i tij. 

Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test