Na ndiqni

Aktuale

LDK vjen me një deklaratë të papritur për demarkacionin, paralajmëron koalicionin qeverisës

Nga: Mediat Shqiptare Më: 12 mars 2018 Në ora: 16:32
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, Ndihmës sekretari i Shtetit të SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Wess Mitchell, më vizitën e tij sot, konfirmoi edhe një herë qëndrimin e palëkundur të SHBA-së për Kosovën.

Më tej ai ka thënë se LDK nuk do të pranojë asnjë koncesion që koalicioni qeveris mund të arrijë me Listën Serbe për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

“LDK-ja e vlerëson lartë këtë qëndrim dhe rolin vendimtar të SHBA-së në momentet më të rëndësishme të çlirimit dhe ndërtimit të shtetit të Kosovës”.

“LDK-ja mbetet e përkushtuar në ndërtimin e një Kosove demokratike, që është në fqinjësi të mirë me shtetet në rajon, e integruar në BE dhe NATO dhe në miqësi të përhershme me SHBA-në”.

“Ne presim që koalicioni qeverisës të sigurojë votat e nevojshme për të ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit, që i hap rrugë liberalizimit të vizave. Ne paralajmërojë koalicionin qeverisës se nuk do të pranojmë asnjë lloj koncesioni që mund të arrijnë me partnerin e tyre qeverisës Lista Serbe për të siguruar mbështetjen për votimin e demarkacionit. Nuk pranojmë asnjë koncesion që shkon në dëm të interesave të vendit”.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test