Na ndiqni

Aktuale

LDK: Ende nuk ka njoftim zyrtar për mbajtjen e seancës për demarkacion

Nga: Telegrafi Më: 12 mars 2018 Në ora: 12:23
Deputetët e LDK-së

Çështja e ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi ende po vazhdon të mbetet pezull e kjo për shkak të mungesës së numrave nga koalicioni qeverisës.

Mu për këtë gjë, tashmë e dy javë është duke u shtyrë votimi i demarkacionit, edhe pse liderët e partive në pushtet u shprehën të bindur se një gjë e tillë do të ndodhë gjatë kësaj jave.

Deri më tash ende nuk ka asgjë zyrtare sa i përket mbajtjes së seancës, ndonëse në media u dhanë si opsione dita e martë, e mërkurë dhe e premte.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Kujtim Shala ka thënë se ende nuk kanë asnjë njoftim zyrtar se kur do të mbahet seanca për demarkacion.

“Deri më tani nuk kemi marrë ndonjë njoftim nga Administrata e Kuvendit”, ka thënë Shala.

Kujtojmë se prej herës së fundit kur dështoi seanca për demarkacionin, qeveria u angazhuar që ta bindin Listën Serbe që ta votojë ratifikimin e kësaj marrëveshje e cila është kusht për liberalizmin e vizave.

Lista Serbe dhe Vetëvendosja janë deklaruar kundër demarkacionit, ndërsa votat e deputetëve të LDK-së janë pro. 

Telegrafi
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test