Na ndiqni

Aktuale

Flet eksperti i sigurisë për të kalurën e dyshimtë të Haradinajt: Dihet mirë kush ka mujt me u avancu në atë kohë...

Më: 12 mars 2018 Në ora: 10:50
Ramush Haradinaj

Për këta muaj qeverisje të kryeministrit Ramush Haradinaj, ai mori mjaftë kritika për skandalet e tij politike. Madje, kohët e fundit u përfol shumë edhe për të kaluarën e tij të dyshimtë dhe kryerjen e ushtrisë.

Duke folur për këtë çështje, eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava ka thënë se është e dyshimtë kryerja e ushtrisë së kryeministrit Haradinaj, pasi pak kush ka mundë të avancohet atë kohë.

Image
Hajrullah Ternava

 “Për të dolën disa dyshime rreth të kaluares së tij si kryerja e ushtrisë në Pirot në vitin 1989 dhe kryerja e shkollimit 9 mujor për oficierë rezervë, e dihen ato kohëra kush mujke me u shkollua apo avancua në oficierë rezervë të ushtrisë, kur shpesh bijtë tonë në kryerjen e ushtrisë u kthejshin edhe të vdekur në sanduket ushtarake të asaj kohe”, thotë Tërnava.

Ai po ashtu ka përmendur si të dyshimtë rastin e burgosjes së tij në Francë.

“Dyshimet po ndërlidhen edhe me burgosjen e tij në Francë pak para zgjedhjeve në Kosovë dhe presioneve të mundura nga shërbimet sekrete të këtij shteti dhe të tjerëve, për qëllime të dyshimta të tona”, thotë ai.

Ai thotë më tutje se dyshimet janë edhe më të forta kur ky kryeministër ishte me i zëshmi në kohërat kur ishte në opozitë dhe u deklaronte se kush e nënshkruan demarkacionin duhet të shpallet tradhtar i kombit.

“Tani po ky i njëjti nuk po përngjan më me atë të mëparshmin në opozitë dhe po bënë çmos që më e përmbyllur demarkacionin ashtu si ishte nënshkruar nga Hashim Thaçi në vitin 2015 e Vjenë. Prandaj për të mbetur në pushtet ky po do me ua plotësua të gjitha kërkesat e serbëve”, vlerëson Tërnava.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test