Na ndiqni

Aktuale

Përfundon takimi mes ambasadorit Greg Delawie e liderëve nga Kosova, ja çka u vendos për demarkacionin!

Nga: Blic Më: 8 mars 2018 Në ora: 20:53
Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi

Ka përfunduar takimi mes ambasadorit amerikan, Greg Delawie dhe liderëve të partive politike dhe presidentit, i nisur para më shumë se një ore.

Nga ky takim nuk është arritur marrëveshje për demarkacionin, gjegjësisht nuk janë siguruar votat.

Burime të afërta me koalicionin bëjnë të ditur se të pranishëm në takim pos ambasadorit amerikan, kanë qenë presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Haradinaj, kryeparlamentari Veseli e zëvendëskryeministrat, Fatmir Limaj e Behgjet Pacolli.

Në këtë takimi nuk është arritur ndonjë marrëveshje, ndërsa pritet që edhe në ditën e nesërme të ketë takime tjera.

“Nëse nesër dakordohen, do të thotë arrihet të sigurohen votat , ka gjasa që Seanca të mbahet nesër pasdite ose të shtunën paradite”, i ka thënë ky burim, “Gazetës Blic”.

Deri tani nuk koalicioni qeverisës nuk ka arritur t’i sigurojë votat për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Në anën tjetër “Gazeta Blic”, ka kontaktuar edhe me  zëvendëskryeministrin e Kosovës, Fatmir Limaj i cili tha se java e ardhshme do të jetë përfundimtare për demarkacionin.

Limaj ka pohuar se ka pasur takime të vazhdueshme me deputetët e Kuvendit të Kosovës, për t’i siguruar votat për demarkacionin.

“Pres që javën e ardhshme të mbyllet tema e demarkacionit”, ka thënë shkurt për Gazeta Blic, Fatmir Limaj.

Blic
Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test