Na ndiqni

Aktuale

Deputeti i VV-së që i ka mbi 100 mijë euro para në banka dhe 70 mijë euro bibliotekë

Nga: Lajmi.net Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 12:27
Sami Kurteshi

Sami Kurteshi, deputeti i Vetëvendosjes dhe kandidati i kësaj parite për kryetar të Gjilanit në deklarimin e pasurisë ka treguar edhe vlerën e bibliotekës së tij.

Kurteshi bibliotekën e ka vlerësuar 70 mijë euro, duke konsideruar se në të ka libra të trashëguar, por edhe që i ka blerë vetë.

Përveç bibliotekës, ai ka deklaruar edhe një shtëpi të përbashkët e të trashëguar që nga viti 1910 me vlerë prej plot 1 milion eurove.

Ish avokati i popullit, tani deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi ka deklaruar edhe dy troje me vlerë prej 300 mijë eurove si dhe një truall të përbashkët me vlerë prej 250 mijë eurove.

Para të gatshme nëpër institucionet bankare, Kurteshi ka deklaruar se i ka 103 mijë e 100 euro.

Lajmi.net
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test