Na ndiqni

Aktuale

LDK në Prekaz, në ditën e fundit të Epopesë

Nga: Mediat shqiptare Më: 7 mars 2018 Në ora: 11:49
LDK në Prekaz

Me rastin e 20 vjetorit të Epopesë së UÇK-së dhe rënies së komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij, kryesia e LDK-së ka bërë homazhe te varrezat në Prekaz dhe ka vizituar vizituan Familjen Jashari.

Në një komunikatë për media nga LDK-ja thuhet se me këtë rast nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu është shprehur se “sot  është ditë dhimbje por edhe krenarie sepse 20 vjet më parë Adem Jashari dhe e gjithë familja e tij bën sakrificën më të madhe me çmimin e jetës për çlirimin e Kosovës”.

Në komunikatën e LDK-së thuhet se kryefamiljari  Rifat Jashari i falënderoi anëtarët e kryesisë për vizitën, dhe dhimbjen e krenarinë që ndajnë çdo herë me familjen Jashari

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test