Na ndiqni

Aktuale

Dumani: Çmimi si mësuesja e vitit do të më shtyjë të punoj më shumë

Nga: Mediat shqiptare Më: 7 mars 2018 Në ora: 11:29
Ilmie Dumani

Ilmie Dumani, u shpall mësuesja e vitit, e për të ky çmim do të thotë shumë dhe se do të jetë një shtysë shumë e madhe që të vazhdojë të punojë me nxënësit e saj.

Dumani e cila fitoi çmimin “Shaban Jashari” ka mbi 30 vjet përvojë pune, aktualisht punon në shkollën fillore “Dardania” në Prishtinë dhe jep lëndën Teknologji me TIK.

Tashmë mësuesja më e mirë e vitit në Kosovë, tha se ndjehet shumë e nderuar me këtë çmim.

Dumani: Kjo do të më shtyjë të punoj edhe më shumë

“Është kënaqësi të marrësh një çmim të tillë sidomos në këtë ditë të veçantë siç është 7 marsi dita e mësuesit. Gjithmonë gjatë karrierës time kam punuar dhe synimi im ka qenë arsimimi dhe edukimi i nxënësve dhe i brezave të ri në vendin tonë. Kjo do të më shtyjë të punoj edhe më shumë, të angazhohem edhe më tepër gjatë punës time me nxënës”, tha Dumani.

Ndërsa, Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, tha se 7 Marsi është një datë që gjithmonë ka qenë e rëndësishme në historinë e Kosovës, pasi sipas tij ka përkujtuar një angazhim të vazhdueshëm të mësuesve që të rinjtë të edukohen.

Bytyqi tha se mësimdhënësit gjithmonë kanë ditur të rreshtohen si për dije ashtu edhe për çlirim të vendit.

Bytyqi: Mësimdhënësit që angazhohen duhet të vlerësohen

“Neve si institucion gjegjësisht MASHT na takon që minimumi t’i ftojmë ashtu siç i kemi ftuar kështu, t’iu përshëndesim, t’iu urojmë këtë festë. Normalisht t’iu themi që mësimdhënësit që vërtetë angazhohen në mënyrë të pa kompromis për të mirë të të rinjve tanë duhet të vlerësohen dhe  duhet të dallohen nga të tjerët. Në kohën moderne konsideroj që dallimi i mësimdhënësve për angazhimin e tyre ka vlerë, pra këtu duhet të ketë një standard që nuk duhet të përfundoj vetëm me një takim siç është sot, por vërtet kërkoj që të kemi takime shumë më të shpeshta. Që mësimdhënësit e dalluar të jenë në lartësinë e njohjes nga ana edhe e jona, por edhe nga ana e qytetarëve. Kjo do të jetë një shtytje për mësimdhënësit tanë, pra që ne përkujdesemi për mësimdhënësit tanë dhe të cilëve ju dërgojmë një sinjal shumë pozitiv edhe të rinjve tanë për rëndësinë që ne ju kushtojmë m ësimit dhe mësimdhënësve tanë”, tha ministri Bytyqi.

Ministri tha se i presin edhe shumë punë, pasi që ai tha se vërtet ka nevojë që sistemi arsimor në Kosovë të jetë në një standard shumë më të lartë dhe kjo duhet të filloj nga sistemi para universitar.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, me rastin e 7 Marsit-Ditës së Mësuesit, ka ndarë mirënjohje edhe për mësuesit e përzgjedhur nga DKA-të, nga secila komunë.

Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test