Na ndiqni

Aktuale

LDK: Po përgatisim platformën qeverisëse me ekspertë nga partia e Theresa May

Nga: Periskopi Më: 7 mars 2018 Në ora: 10:54
Deputetet e LDK-se

LDK ka bërë të ditur se Këshilli i Ekspertëve të kësaj partie ka nisur takimet për të përgatitur platformën e re qeverisëse të LDK’së.

Avdullah Hoti përmes një statusi në Facebook ka njoftuar se LDK’në në këtë përgatitje do ta ndihmojnë edhe ekspertë dhe figura të larta nga partia e kryeministres britanike Theresa May.

Njoftimi i Hotit:

Keshilli i Eksperteve te LDK-se takohet per te pergaditur platformen e re qeverisese te LDK-se. Mbi 80 eksperte te ekonomise, shendetesise, arsimit, politikes se jashte dhe integrimeve evropiane, bujqesise e turizmit, ambientit, kultures, rinise e sportit, kane filluar punen ne pergaditjen e kesaj platforme. Ne ditet ne vijim do te jemi ne terren per te diskutuar me biznese, shoqeri civile, arsimtare e mjeke, struktura te LDK-se neper komuna etj., per te marre edhe opinionet e tyre.

Falenderoj Fondacionin Westminster per Demokraci nga Britani e Madhe per mbeshtetjen. Se shpejti ne LDK do te kemi eksperte dhe figura te larta te Partise Konzervatore te Britanise se Madhe te Theresa May, per te sjelle pervojen e tyre.

Periskopi
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test