Na ndiqni

Aktuale

Deputeti i LDK-së: Ne kemi më sëpaku faj për ngecjen në liberalizimin e vizave

Nga: Mediat Shqiptare Më: 6 mars 2018 Në ora: 23:34
Deputetët e LDK-së

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj thotë se qeveria aktuale duhet ndërruar për të ardhmen e Kosovës. Fajëson Haradinajn për mos liberalizim vizash. Selmanaj thotë se udhëheqësit aktual në vend po rrezikojnë të ardhmen e shtetit të Kosovës siç tha ai me ‘aventura të rrezikshme politike’.

“Nevoja për me e ndërru këtë qeveri nuk është e LDK’së, është imperativ i kohës, është nevojë e kësaj shoqërie. A duhet me e ruajt këtë shtet, a duhet me e konsolidu këtë shtet, a dojmë me provu me e kthy edhe një herë në binarë të cilët i kishim vendos apo jemi tu hy në aventura të rrezikshme për të cilat duket se z.Thaci, Z.Haradinaj dhe z.Veseli për interesa krejtësisht në ngushta sikur nuk e kanë problem me e fut Kosovën në çfarëdo labirinti pse çfarëdo aventure të rrezikshme politike”, tha Selmanaj.

Thotë se për mos liberalizim vizash më së paku fajtor është LDK. Thotë se mos ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi u ndërtua si kauzë e rrejshme politike.

“Nëse pas tre vjetësh dhunë, mungesë liberalizimi, izolim e krejt këto po kthehemi në pikën zero, kur LDK’ja edhe në atë kohë ka thënë votojeni se është e vetmja formë. Nëse pas tre vjetësh i thonë…po mendoj Ramushi e këta : Isa Mustafa paska pas drejtë, Murat Meha paska pas drejtë atëherë përgjegjësia nuk bie mbi LDK’në, bile mbi këta që ndërtuan kauzë të rrejshme politike”, tha Selmanaj.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test