Na ndiqni

Aktuale

Mblidhen deputetë e ekspertë të LDK-së: Ky është mesazhi i tyre

Nga: Mediat Shqiptare Më: 6 mars 2018 Në ora: 20:48
Pamje nga takimi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovë, Haxhi Avdyli përmes një shkrimi në Facebook, ka njoftuar për takimin që kanë pasur deputetët dhe  këshilli i ekspertëve të LDK-së.

Avdyli ka shkruar se janë duke u bërë përgatitje të mëdha për ta nxjerrë Kosovën nga errësira. Ai po ashtu ka sqaruar se do të rifunksionalizohen grupet për secilin sektor te cilët do ravijëzojnë politikat por edhe do merren me gjetjen të zgjidhjeve më të mira për problemet akute dhe kronike që po vuan Kosova dhe komunat.

Shkrimi plotë:

Përgaditje e madhe e LDK -së për ta nxjerrë Kosovën nga errësira.Takim i parë i deputetëve dhe këshillit të ekspertëve të LDK-së i cili do vazhdon intenzivisht .Me përkrahjen edhe të Westminster Foundation sot diskutuam me ekspertët më eminent të gjitha fushave,ekspertë të rinj e të vjetër të shkolluar në universitetet botërore për të filluar me përgaditjen e programit dhe strategjis? 10 vjeqare të qeverisjes së Kosovës. Do rifunksionalizohen grupet për secilin sektor te cilët do ravijëzojnë politikat por edhe do mirren me gjetjen të zgjidhjeve më të mira për problemet akute dhe kronike që po vuan Kosova dhe komunat. #KOSOVA ka ardhmeri të ndritshme me #LDK

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test