Na ndiqni

Aktuale

Zafir Berisha, PDK-së: E keni humbur përfundimisht Prizrenin

Nga: Bota Sot Më: 30 nëntor 2017 Në ora: 18:36
Zafir Berisha

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismën për Kosovën, Zafir Berisha, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar pas akuzave të PDK-së për manipulim të procesit të votimit në Prizren.

Berisha shkruan se, klani “Pronto” e humbi Prizrenin përfundimisht me 19 nëntor dhe kaluan në opozitë si rezultat i vullnetit qytetarë, përcjell “Bota sot”.

“Klani “Pronto” dhe mbështetësit e tyre politikë në Prizren, përfundimisht me 19 nëntor e humbën pushtetin dhe kaluan në opozitë, si rezultat i vullnetit qytetar”, shkruan ndër tjerash ai.

Ja postimi i plotë i Zafir Berishës:

Klanit Pronto dhe mbështetësit e tyre politikë në Prizren, përfundimisht me 19 nëntor e humbën pushtetin dhe kaluan në opozitë, si rezultat i vullnetit qytetar. Përkundër kësaj Klani Pronto vazhdon me abuzimin e institucioneve komunale.

Klanit Pronto nuk i mjaftoj abuzimi me pushtetin për 10 vite, përkundrazi në ditët e tyre të fundit në pushtet kanë vazhduar me punësime të paligjshme dhe klientelist, me vazhdim të njëanshëm të kontratave të punës për militantët e tyre partiak, me hapjen e proceseve të tenderëve pa mbulesë financiare, e shumë veprime të tjera arbitrare.

Ne bëjmë apel publik, që të ndalen këto veprime arbitrare, ngase të gjithë ata zyrtar komunal të cilët janë duke abuzuar me pushtetin dhe autoritetin e tyre ligjor, do të procedohen në prokurori dhe gjykata.

Gjithashtu të gjitha punësimet e militantëve të Klanit Pronto, do të anulohen, do ti ndërpriten kontratat e njëanshme të punësimit, ngase të njëjtat janë joligjore.

Do të rishqyrtohen dhe anulohen të gjitha procedurat e tenderimeve në periudhën e tranzicion të pushteteve, shumë operator ekonomik do të pësojnë, si pasojë e tenderimeve arbitrare.

Udhëheqja e re komunale me Mytaher Haskuka kryetar, do të jetë shumë energjike dhe e pa kompromis ndaj të gjithë abuzuesve dhe përfituesve të cilët në mënyrë të kundërligjshme e dëmtojnë interesin dhe paren publike. Ndalni abuzimet, reagimi ynë institucional do të jetë shumë i ashpër dhe pa kompromis.

Zafa.

Bota Sot
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test