Na ndiqni

Aktuale

“Deputetët vonohen në komisione, numërohen në gishta ata që bëjnë pyetje për ministrat”

Më: 6 mars 2018 Në ora: 12:24
Kuvendi i Kosovës

Hulumtuesi në KDI, Artan Murati, ka thënë se në Komisionet Parlamentare është bërë trend që ministrat të vijnë dhe të presin 10-15 minuta që deputetët të vijnë në mbledhje, të cilët vonohen çdoherë, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se kjo është më e pakta, pasi kur raportojnë ministrat, deputetët që bëjnë pyetje numërohen në gishta.

Postimi i plotë:

Trend i ri ne Komisionet Parlamentare ne Kuvend. Po vijne Ministrat ne raportim, edhe zakonisht presin 10-15 minuta derisa te mblidhen mjaftueshem deputete per te filluar mbledhja, sepse deputetet po vonohen. Ky fenomen ka ndodhe edhe ne te kaluaren, por po ndodhe pothuajse cdohere pergjate legjislatures se gjashte.

Arritja ne kohe eshte me e pakta qe deputetet duhet te bejne. Mos te flasim pastaj per menyren se si kalojne ministrat gjate raportimit ne Kuvend. Ne gishta numerohen deputetet qe realisht dine te bejne pyetje. Mbikeqyrja parlamentare eshte shume e dobet.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test