Na ndiqni

Aktuale

LDK tregon se çka do të ndërmarrin që ta rikthejnë Prishtinën e Prizrenin

Nga: Gazeta Blic Më: 29 nëntor 2017 Në ora: 17:54
Arban Abrashi

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike, Lutfi Haziri ka deklaruar për “Gazeta Blic” se kjo parti është në fazën finale të marrjes së vendimit që të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese vendimi i Supremes që të mos rinumërohen votat në Prishtinë.

“Kryesia dhe Kryetari i LDK-së janë në fazën finale të vlerësimit dhe faktimit sipas PZAP me apelu vendimin e supremes në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Haziri.

Haziri më tej ka akuzuar PZAP-in, sipas tij ky institucion po merr vendime për shkak të presionit të madh politik që po iu bëhen.

“Supremja ka sjellë një vendimi kundër një organi kushtetues që është e specializuar me faktimit e ankesave të subjekteve politike dhe bie në kundërshtimesh e saj kushtetues veprimi pritur ka qenë vetë formalizuar i vendimit të PZAP. Unë besoj që ka ra pre e presionit të madhe politike”, është shprehur ai.

Ndërsa ditë më parë Gjykata Supreme e Kosovës ka aprovuar ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje të parashtruara në lidhje me vendimin e PZAP-së për rinumërim të votave të zgjedhjeve të fundit lokale në Komunën e Prishtinës dhe atë të Prizrenit.

Kërkesat e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Partisë Demokratike, e para për rinumërim të votave në Komunën e Prishtinës dhe tjera për Komunën e Prizrenit, janë hedhur poshtë nga Gjykata Supreme pas ankesave të parashtruara nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila i ka konsideruar vendimet e PZAP-së joligjore, duke qenë se ende nuk ka përfunduar numërimi i plotë i votave.

Gazeta Blic
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test