Na ndiqni

Aktuale

Përplasja e Haradinajt me Haxhiun: Po pse i ke lanë kështu bre qikë

Nga: Mediat Shqiptare Më: 1 mars 2018 Në ora: 14:55
Ramush Haradinaj dhe Albulena Haxhiu

Interpelanca e thirrur për kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj, nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, për ngritjen e pagës, ka përplasur kryeministrin me deputetët e kuvendit.

Para se kuvendi të shkojë në pauzë Haradinaj është përplasur me deputeten e VV-së, Albulena Haxhiun, e cila kishte kritikuar arsyetimin e Haradinajt i cili tha se paga duhet të jetë krahas përgjegjësive.

“Ajo që e tha kryeministri se ai që e ka pagën 300 euro, nuk mund të ketë as përgjegjësi. Atëherë a nuk ka përgjegjësi ushtari, mësuesi?”, ka pyetur ajo.

Haradinaj duke u përgjigjur në kritikat e deputetes së  VV-së ka marrë shembull pagën e gjeneralit të FSK-së. Ai ka thënë se paga dallon krahas përgjegjësisë, teksa e ka pyetur Haxhiun se përse i ka lënë pagat në këtë gjendje.

“300 euro ushtari, se di a keni pa por gjenerali i FSK-së po thotë se e ka 1 mijë e 600 euro, a e ke ditë këtë. Po të pyes a ke ditë. Pra a po e sheh që paska dallim përgjegjësia, po përse i ke lanë kështu bre qikë”, ka thënë Haradinaj gjatë seancës së sotme të kuvendit.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test