Na ndiqni

Aktuale

A po bashkohet VV dhe LDK për të qeverisur vendin? Ky është mesazhi i Mimoza Kusarit!

Nga: Blic Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 19:19
Deputetët e Kuvendit të Kosovë

Qeverisja e vendit nga partitë opozitare të Kuvendit të Kosovës, VV, LDK dhe Alternativa, po shihet si opsion i mirë nga kryetarja e kësaj të fundit Mimoza Kusari Lila.

Këtë vlerësim Kusari Lila, e ka bërë pas një takimi të realizuar me deputetët nga radhët e këtyre dy partive.

“#Alternativa e qeverisjes në Kosovë”, është fjalia të cilën e para e Alternativës e ka vendosur sipër fotografie me deputetët, Glauk Konjufca – VV, Dardan Sejdiu – VV, Lumir Abdixhiku – LDK, Vjosa Osmani – LDK dhe Korab Sejdiu i pavarur.

Postimi i Mimoza Kusarit në “Facebook”:

Ndryshe, në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura në qershor të vitit të kaluar LDK-ja nuk arriti të sigurojë shumicën e votave ani pse ishte në koalicion qeverisës me AKR-në që më vonë iu bashkua koalicionit “PAN”. Ndërakq VV-ja kishte marrë pjesë si e vetme në zgjedhje, por megjithatë ajo arriti të sigurojë numrin me të madh të ulëseve në Kuvendin e Kosovës, në nivel të partive, me 32 deputetë.

E zgjedhje të parakohshme janë kërkuar sërish. LDK-ja po synon të marrë në dorë shtetin, pas miratimit të marrëveshjes për demarkacion. Kjo parti ka paralajmëruar edhe mocion mosbesimi ndaj qeverisë Haradinaj. 

Blic
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test