Na ndiqni

Aktuale

Avdullah Hoti: VV duhet të votojë

Nga: Express Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 11:32
Avdullah Hoti

Shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Avdullah Hoti ka kërkuar nga deputetët e VV-së, që të ndryshojnë mendimin dhe të ratifikojnë marrëveshjen e Demarkcionit me Malin e Zi.

Avdullah Hoti, ka sqaruar se është votuar në sallë nga 62 deputetë që të shmanget rregullorja e Kuvendit, që t’i jepet një kohë e shpejt Komisionit për Politikë të Jashtme që të ndryshoj tekstin e marrëveshjeve, dhe pastaj të sillet në seancë për të votuar.

“Derisa Komisioni për politik të Jashtme të ndryshojë tekstin e marrëveshjes së kaluar me atë që është arritur të shtunën, dmth të ndryshohet neni 3, edhe Vetëvendosje të bindet që kjo marrëveshje të ratifikohet dhe qytetarët të marrin vizat”, ka thënë Hoti për media.

Seanca e Kuvendit është në pauzë, derisa të rregullohet teksti i marrëveshjes.

Express
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test