Na ndiqni

Aktuale

Kryeministri Haradinaj nuk mund të aterrojë në Prishtinë

Nga: koha Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 19:27
Ramush Haradinaj

Për shkak të kushteve të vështira atmosferike, kryeministri Ramush Haradinaj dhe ekipi i tij nuk ka mundur të aterrojë sot pasdite në Prishtinë, 

Fluturimi W67792 i WizzAir nuk ka mundur të aterrojë në kryeqytet as pas tri tentimesh, dhe përfundimisht ka aterruar në Sofje të Bullgarisë,

Nga aty pritet që kryeministri të vazhdojë për Shkup, para ardhjes në Prishtinë.

I pari i ekzekutivit ishte në Londër për takimin e BERZH-it me kryeministrat e rajonit.

 

koha
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test