Na ndiqni

Aktuale

“Karrierën e Ramush Haradinajt askush nuk mund ta mbrojë, është djegur përfundimisht”

Nga: Mediat Shqiptare Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 14:35
Ramush Haradinaj

Nesër do të mbahet seanca për Demarkacionin me Malin e Zi.

E ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driton Tali, ka thënë se deputetët që do të votojnë nesër apo tjetër ditë për këtë marrëveshje, tashmë i dinë të gjitha, derisa ka thënë se nëse e votojnë pro do ta bëjnë për t’ia mbrojtur karrierën Thaçit e Haradinaj.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se nuk mund ta mbrojnë karrierën e kryeministrit Ramush Haradinaj, pasi nuk mund ta bëjë askush, sepse ai është djegur përfundimisht.

Postimi i plotë:

Ju deputet që nesër do të votoni (apo kurdoqoftë) për këtë Marrëveshjen për Demarkacion (në realitet për Delimitim) tashmë i dini të gjitha.

Të gjitha u thanë! S'ka mbetur asgjë pa u thënë!!!

Nëse e keni parasysh interesin afatgjatë të Kosovës, nuk e votoni!!!

E, nëse e keni me ja mbrojtë karrierën Hashim Thaçit dhe Ise Mustafës apo ndonjë interes tuajin afatshkurtër, atëherë votoni pro. Zgjedhja është e juaja!!!

Thashë të Hashim Thaçit dhe Ise Mustafës, sepse karrierën e Ramush Haradianjt ma nuk mundet askush me mbrojtë, ai u djegë përfundimisht.

Veç mos kujtoni se në të ardhmen mund të arsyetoheni se nuk e keni ditur se çka po votoni apo se keni pasur presion me "tanksa" siç po thonë tashti ish delegatët e Kuvendit te KSAK kur votuan për shbërjen e Autonomisë së 1974'ës!!!

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test