Na ndiqni

Aktuale

Haradinaj: Sulmi ndaj Konsullatës në Francë, i papranueshëm

Nga: klankosova Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 12:33
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka dënuar sulmin mbi Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Strasbourg, si dhe shkatërrimin e Stemës së Republikës së Kosovës dhe heqjen e flamurit shtetëror nga objekti i Konsullatës,

“Sulmi që ka ndodhur mbi Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Strasburg, me ç’rast janë shkatërruar simbolet shtetërore, është një akt i papranueshëm që cënon integritetin e shtetit të Kosovës”.

Haradinaj gjithashtu u ka bërë thirrje organeve franceze që të kapin autorët e sulmit dhe t’i nxjerrin para drejtësisë.

“Republika e Kosovës është shtet sovran që respekton ligjet dhe të drejtën ndërkombëtare dhe vepron me përgjegjësi në marrëdhëniet ndërkombëtare si një faktor i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit.

Kërkoj nga organet franceze që të zbulojnë dhe të kapin autorët e sulmit dhe t’i nxjerrin ata përpara drejtësisë”.

klankosova
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test