Na ndiqni

Aktuale

Zbulohet kërkesa e LDK-së që ia bëri Qeverisë për Demarkacionin

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 09:36
Behgjet Pacolli, Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj

Të shtunën është arritur marrëveshja ndërmjet partive politike për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Analisti i çështjeve politike, Liri Loshi, ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook duke komentuar deklaratën e kryeministrit Haradinaj për Raportin e Bulliqit.

“Raporti i Buliqit mbetet, paska deklaruar Ramush Haradinaj. Bukur shumë, sepse mendova se do të hedhej në kosh plehërash!”, ka shkruar në Facebook.

Ndërsa, ish deputeti dhe zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bardhyl Meta  ka komentuar në këtë postim duke zbuluar kërkesat e kësaj partie për çështjen e Demarkacionit.

 “Ji i nderuar, e vërteta është se: “Raporti i z. Bulliqi, raporti i zotit Meha, raporti i Komisionit Ndërkombëtar të Ekspertëve - i themeluar nga ish presidentja Jahjaga dhe raporti i Komisionit të Akademisë së Shkencave, të gjitha këto, janë raporte që do t’u vihen në dispozicion deputetëve të Kuvendit të Kosovës, në mënyrë që ata t’i kenë informatat e plota nga të gjitha komisionet e formuara nga Qeveria paraprake dhe kjo Qeveri, lidhur me këtë marrëveshje dhe pastaj deputetët të vendosin sipas ndërgjegjes së tyre”! Kjo është ajo që ka kërkuar LDK, dhe që është pranuar - dhe, s'po besojmë se ngjanë përsëri që, megjithatë, të sillet ndonjë version tjetër i minutës së fundit!”, ka shkruar Meta  në Facebook.

Image
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test