Na ndiqni

Aktuale

Deputeti i LDK-së kërkon që të unifikohet faktori shqiptar

Nga: Mediat Shqiptare Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 16:02
Deputetët e LDK-së

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Osmani, përmes llogarisë së tij në Facebook, ka kërkuar që të unifikohet faktori shqiptar, përcjellë "Bota sot".

Osmani ka thënë se është lajm i mirë që partitë e koalicionit të pozitës janë pajtuar të përkrahet propozimi i LDK-së, por, sipas tij, do duhej që të bëhen ende përpjekje që të sigurohen edhe votat e Vetëvendosjes.

Ja postimi i plotë:

Është lajm i mirë që partitë e koalicionit të pozitës janë pajtuar të përkrahet propozimi i LDK-së si varianti më i mirë i mundshëm që të kalohet kjo pengesë në përmbushjen e kërkesës së BE-së për liberalizimin e vizave, që do të ju mundësoj qytetarëve të Kosovës lëvizjen e lirë në shtetet e BE-së duke përfshirë edhe pesë shtetet qe nuk e kanë njohur Kosovën.

Megjithatë përkundër kësaj marrëveshje dihet që nuk janë votat e mjaftueshme, do duhej që të bëhen ende përpjekje që të sigurohen edhe votat e tjera, jo nga Lista Serbe, por nga deputetët e VV-së, sepse në këtë mënyrë unifikohet faktori shqiptarë, dhe nuk kushtëzohemi nga kërkesa e deputeteve serbë për Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test