Na ndiqni

Aktuale

Zyrtari i LDK-së: AAK-ja po e vendos fajin aty ku nuk është!

Nga: Bota Sot Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 13:06
Ramush Haradinaj

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Bajram Gecaj, ka kritikuar zyrtarët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi

Gecaj, në një postim në Facebook, ka thënë se këta të fundit, po tentojnë që fajin për zvarritjen tri-vjeçare të demarkacionit ta vendosin aty ku nuk është, tek LDK-ja, përcjell Bota sot.

Por, sipas Gecajt, as vet zyrtarët e AAK-së nuk e besojnë një gjë të tillë.

“Thuhet se mbrojtja më e mirë është kundërsulmi...dhe mu këtë po e bëjnë edhe zyrtarët e AAK-së, duke tentuar që fajin për zvarritjen tri-vjeçare të demarkacionit ta vendosin aty ku nuk është, tek LDK-ja! Megjithatë, këtë më nuk e beson askush, madje as ata vetë”, ka shkruar Gecaj në Facebook.

Bota sot
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test