Na ndiqni

Aktuale

Ramush Haradinaj bllokon Demarkacionin veç për një fjalë

Nga: Mediat Shqiptare Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 17:43
Ramush Haradinaj

Lidhja Demokratike e Kosovës ka lëshuar pe dje rreth Marrëveshjes për Demarkacionin mes subjekteve politike, por është Kryeministri Ramush Haradinaj ai që nuk po pranon kompromisin dhe atë vetëm për një fjalë.

LDK ka pranuar që të përfshihet Raporti i Shpejtim Bulliqit në projektligj, por të merret vetëm si ORIENTIM, në rastet kur do të rishqyrtohej vija kufitare, bashkë me raportin e Komisionit të Murat Mehës.

Por, është Haradinaj ai që nuk po e pranon as këtë version. Ai po këmbëngul që si ORIENTIM të merren krejt dokumentet; marrëveshja e vitit 2015 e nënshkruar mes dy shteteve, marrëveshja e të dy presidentëve si dhe raporti i komisionit të udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi.

PDK ndërkaq thuhet se ka qenë e hapur të pranojë secilën marrëveshje të dakorduar mes LDK-së dhe AAK-së.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test