Na ndiqni

Aktuale

Hoti i kundërpërgjigjet Haradinajt; Kujdes si po flet me LDK

Nga: express Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 11:37
Avdullah Hoti

Avdullah Hoti i është kundërpërgjigjur kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili I tha se cka po iu pengon raporti Shpejtim Bulliqit. Hoti ka thënë se s’mund të quhen tradhtarë 27 deputetët e LDK’së.

Hoti ka thënë se LDK nuk voton kauza të rrejshme, e kështu e konsideron raportin e Bulliqit

 “Të nderuar deputetë më vjen keq që kryeministri i vendimt tim del në foltore dhe përdor fjalë të tilla. Kush është patriot e kush trdhtar dihet. Tri vjet e keni mbajtur peng këtë vend me kauza të rrejshme. Partia jonë nuk voton dokumente me kauza të rrejshme”, ka thënë Hoti.

Ai thotë se të jetë kryeministri i kujdesshëm kur i drejtohet 27 deputetëve, që janë tri herë më shumë se partia e tij. 

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është konfrontuar ashpër me deputetët LDK'së për raportin e Shpejtim Bulliqit. Ai i ka pyetur ata se cila është arsyeja që po ju dhemb ky raport. "Marre të ju vijë, marre", iu drejtua Haradinaj, deputetëve të LDK'së. Kreu i ekzekutivit u zotua se sa të jetë ai aty, raporti i Bulliqit nuk do të hiqet nga votimi.

express
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test