Na ndiqni

Aktuale

Ish deputeti tregon se çka do të ndodh pas ratifikimit të Demarkacionit

Nga: Mediat Shqiptare Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 10:01
Kuvendi i Kosovës

Sot në Kuvend do të sillet për votim marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi.

E ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driton Tali, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se pasi të plotësohen kushtet, mbetet të shihet si e vlerëson KE se mund të kemi liberalizim për qytetarët e Kosovës.

Ai thotë se problem janë pesë vendet e BE-së që ende nuk kanë njohur, derisa shton se BE mund të bëjë zgjidhje ‘kreative’ për Kosovë.

Postimi i plotë:

Nese sot miratohet Marreveshja per Demarkacion, pastaj na ngel me miratu Marreveshjen per Zajednicen, ashtu qysh e ka nenshkru presidenti Thaci ne Bruksel, dhe luftimi i korrupsionit.

E masandej varet se si e vlereson Komisioni Europian si mund te behet liberalizimi i vizave per kosovaret.

Sepse problem eshte edhe pasaporta e Kosoves e cila nuk njihet ne pese vende te UE'se.

Andaj sfide do te jete per UE'ne si t'i jepet viza shengen kosovareve kur pese shtete nuk e njohin?!

Si zakonisht UE duhet te gjeje nje zgjidhje "kreative" per Kosoven, e cila eshte sui generis.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test