Na ndiqni

Aktuale

Haradinaj nëpërmjet këshilltarit i drejtohet LDK'së: Votojeni edhe raportin e Bulliqit

Nga: express Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 18:16
Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj ka vendosur që nëpërmes këshilltarit të tij Halil Matoshit t’i drejtohet deputetëve të LDK’së. Matoshi i ka kërkuar këtyre të fundit që ta votojnë në pako marrëveshjen me Malin e Zi.

Postimi i tij i plotë:

Forcat patriotike-kushtetuese të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës, e sidomos LDK si parti institucionaliste, duhet t’i braktisin kalkulimet politike dhe ta votojnë ligjin për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi në paket, marrëveshjen si akt ndërkombëtar sëbashku mexrapirtin e Komisionit dhe anejs-marrëveshjen: Deklaratën e dy presidentëve. Vetëm kështu fitojnë të gjithë, pa humbur territorin dhe ftyrën!?

Dhe për ta mbrri liberalizimin që është kërkesë qytetare!

Nesër të gjithë mund të pendohen e dikush edhe të koritet!?

E ftoj publikusht lidershipin e LDK-së që të manifestojë moral të lartë politik dhe patriotizëm konstitucional dhe t’i votojë në pako tre materiet!

express
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test