Na ndiqni

Aktuale

Kadri Veseli i tubon sërish në zyrën e tij përfaqësuesit e partive politike dhe ambasadorët

Nga: lajmi Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 17:39
Kryeparlamentari Kadri Veseli

Kryeparlamentari Kadri Veseli i ka thirrur sërish në takim, në zyrën e tij, të gjithë përfaqësuesit e partive politike; PDK, LDK, Nisma, si dhe ambasadorin e SHBA-ve, Delawie e po ashtu edhe ambasadoren e BE-së, Natalya Apostolova.

Në zyrën e tij në këtë momente, tregojnë burime të sigurta të Gazetës Metro, tani po mbahet takimi i radhës, për të gjetur një zgjidhje rreth mos pajtimeve për projektligjin për Demarkacionin.

Një çështje që po diskutohet mes LDK-së dhe AAK-së, siç mësohet, është pika në kuadër të dokumenteve përcjellëse të Projektligjit për Demarkacionin, e cila përmend dokumentin zyrtar të Komisionit Shtetëror për Shënjimin e Kufirit.

LDK po kërkon që të qartësohet kjo pikë, nëse aty flitet për raportin e Komisionit të udhëhequr nga Murat Meha, apo për Komisionin e udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi.

Burimet thonë se Kryeparlamentari Kadri Veseli po ndihmon të gjeje zgjidhje të pajtueshme mes LDK-së dhe AAK-së, duke mos kundërshtuar asnjërën palë. Sipas tyre, çdo zgjidhje e pranueshme për të gjitha palët do të përkrahet edhe nga PDK-ja.

lajmi
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test