Na ndiqni

Aktuale

Lidhja Demokratike tregon kushtin që ka për votimin e Demarkacionit me Malin e Zi

Nga: Mediat Shqiptare Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 20:00
Lidhja Demokratike e Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se do ta mbështesë ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, e nënshkruar në vitin 2015.

Por sipas tyre, LDK nuk mund ta mbështesë Ratifikimin e Projektligjit, nëse të njëjtit i bashkëngjiten dokumente kontradiktore.

“Lidhja Demokratike e Kosovës e mbështet Ratifikimin e Projektligjit për Marrëveshjen për Shënimin e Kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, si dhe Deklaratën politike të Presidentëve të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, e cila përbëhet nga dy nene të Marrëveshjes së gushtit 2015, dhe do të votojë PËR këtë Projektligj vetëm me këtë përmbajtje”, thuhen në komunikatën e LDK-së, përcjellë “Bota sot”.

“LDK-ja nuk mund të mbështesë Ratifikimin e Projektligjit, nëse të njëjtit i bashkëngjiten dokumente kontradiktore. LDK-ja në vazhdimësi ka theksuar se Marrëveshja e 26 gushtit 2015 është në përputhje me të gjitha faktet dhe në interesin e qytetarëve të Kosovës dhe mosratifikimii saj deri më tani, e mbajti vendin tonë të izoluar dhe larg perspektivës evropiane. LDK-ja do të vazhdojë të mbështesë perspektivën dhe proceset integruese të Kosovës në strukturat euro-atlantike”, përfundon komunikata e LDK-së.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test