Na ndiqni

Aktuale

LDK takohet me Delawien dhe Apostolovën, i tregojnë se a do ta votojnë Demarkacionin

Nga: Mediat Shqiptare Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 12:13
Pamje nga takimi i LDK-së me ambasadorin Delawie

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës të prirë nga shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Avdullah Hoti, takuan sot në takime të ndara Greg Delawie, ambasadorin e SHBA- së dhe shefen e Zyrës së BE-së Natalia Apostolova, me të cilët kanë biseduar për situatën në vend dhe procesin e ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Sipas një komunikate për media, ambasadori Delawie  dhe Apostolova vlerësuan lart kontributin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në këtë proces dhe konsistencën për integrimet euroatlantike.

Nga ana e tij, shefi i GP të LDK-së, Avdullah Hoti, ritheksoi edhe një herë qëndrimin e LDK –së sa i përket procesit të ratifikimit të kësaj marrëveshje dhe  konfirmoi votën unanime pro të Grupit Parlamentar.  

Gjithashtu Hoti e cilësoi të çmueshme mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës  dhe shteteve të BE-së gjatë këtij procesi dhe i falënderoi ata për mbështetjen që po i japin vendit.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test