Na ndiqni

Aktuale

Haradinaj: Demarkacioni më së largu pasnesër në Kuvend

Nga: Mediat Shqiptare Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 10:47
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë, ka thënë se në Kuvend do të shkojë marrëveshja së bashku me aneks-marrëveshjen dhe me raportin e Shpejtim Bulliqit, mirëpo do të votohet vetëm marrëveshja, ndërsa pjesët shtesë do të aprovohen.

 “Me siguri seanca do të ftohet ose nesër ose pasnesër. Sepse nuk kemi kohë për të humbur”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

"Ne kur i dërgojmë Parlamentit tonë për votim ligjin, por edhe dokumentet tjera përcjellëse dhe raporti i komisionit të Bulliqit, Kosova pra e voton ligjin edhe aprovon materialet tjera përcjellëse”, ka thënë ai

Ai ka thënë se marrëveshjen e ka nënshkruar Presidenti Hashim Thaçi, por ajo marrëveshje nuk është vetëm e tij, pasi në të kryeministri thotë se ka punuar edhe vetë. 

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test