Na ndiqni

Aktuale

LDK jep qëndrimin e fundit rreth demarkacionit

Nga: Insajderi Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 15:12
Ilustrim

 

Grupi Parlamentar i LDK-së ka bërë të ditur qëndrimin e vet rreth Marrëveshjes së Demarkacionit, për të cilin ka thënë se do ta votojë unanimisht.

“Sot, në takimin e rregullt, Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, me praninë e nënkryetarit të partisë, z. Agim Veliu, konfirmoi mbështetjen e plotë për qëndrimin e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës në lidhje me ratifikimin e Projektligjit të Marrëveshjes për Shënimin e Kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

“LDK-ja, si partia kryesore në vend dhe me grupin më të madh parlamentar e përcaktues në këtë proces, me votën unanime të deputetëve të saj, në Kuvendin e Kosovës, do të hapë dyert për lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë”, thuhet më tej aty.

“LDK-ja në vazhdimësi ka theksuar se Marrëveshja e 26 gushtit 2015 është në përputhje me të gjitha faktet dhe në interesin e qytetarëve të Kosovës”, vazhdon komunikata.

“Mosratifikimi i saj deri më tani, vendin tonë e mbajti të izoluar dhe larg perspektivës evropiane, ndërsa qytetarët tanë i la pa të drejtën elementare njerëzore, lirinë e lëvizjes”, përfundon njoftimi.

Insajderi
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test