Na ndiqni

Aktuale

Beqiri: LDK do ta votojë demarkacionin

Nga: Mediat Shqiptare Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 13:42
Ismet Beqiri

Sekretari I LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se partia e tij do ta votojë demarkacionin me Malin e Zi, kur kjo marrëveshje të jetë në Kuvend. Këto komente, Beqiri i bëri pas homazheve te varri i ish-presidentit Rugova për nderë të 10-vjetorit të Pavarësisë.

“Po shihet qartë, e kemi thënë edhe më heret që ka munguar vullneti dhe përkushtimi edhe i atyre që ishim në partneritet mandatin e kaluar, e të mos flasim për opozitën. Sa i përket LDK-së ne jemi të bindur se marrëveshja është në rregull dhe mbi të gjitha nuk është dashur këto tri vite t’i mbajmë peng qytetarët tanë sepse po të ndodhte ratifikimi ne jemi të bindur se do të kishim liberalizim të vizave dhe do të qarkullonin lirshëm qytetarët.

Mendoj që kurdo qytetarët do të gjejnë, kushtimisht nëse mund të them, fajtorët, e ata dihet kush janë sepse i kanë mbajtur peng këto tri vite. Ne si LDK jami të përgjegjshëm, jemi që shteti ynë te ecë përpara, qytetarët të gëzojnë atë që u takon e që është liria e qarkullimit. Mu për këtë ne si LDK do ta votojmë”, ka thënë Beqiri.

Ai ka shtuar se demarkacioni nuk është kriteri i vetëm për liberalizim të vizave. Sipas tij kriter është edhe luftimi i korrupsionit, për të cilin tha se është proces më i gjatë por duhet të plotësohet.

Nuk është i vetmi kriter ky. Problemi më i madh është që ne e kemi edhe çështjen e luftimit të krimit dhe korrupsionit, i cili është proces pak më i gjatë. Sidoqoftë, këtë kusht ta plotësojmë. E tash si do të jenë votat, sa do të jenë, në një mënyrë nuk është çështje e jona më, është e atyre që deri dje kanë penguar.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test